Grubi vazhdon diplomacinë e BDI-së, me ambasadorin grek diskutojnë zhvillimet politike

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, priti në një takim miqësor Ambasadorin e Republikës së Greqisë, Haris Lalakos.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Lalakos diskutuan rreth zhvillimeve politike në të dy vendet tona dhe në rajon si dhe për integrimin EuroAtlantik të vendit dhe bojkotin e opozitës.

Grubi theksoi që vendi i opozitës është në Kuvend sepse besimin e qytetarëve e kanë fituar për ti përfaqësuar ato në Kuvend kështu që deputet e LSDM dhe PDSH kanë përgjegjësi para qytetarëve që ti mbrojnë dhe përfaqësojnë interesat e tyre në legjislativ. BDI inkurajon kthimin sa më të shpejtë të deputeteve të opozitës në Kuvend.

Në lidhje me integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë, Grubi theksoi që ky proces është prioritar për Bashkimin Demokratik për Integrimin dhe pa asnjë alternativë andaj dhe kërkojmë që palët të ulen sa më shpejtë dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për Shkupin dhe Athinën.

Për ta arritur këtë, duhet edhe të ndërtohet një klimë e mirëbesimit dhe konstruktivitetit nga të dy palët sepse vetëm kështu sigurohet e ardhmja e qytetarëve tanë, por edhe stabiliteti i qëndrueshëm i rajonit.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nikola popovski shqiptari i viouar nga Kumanova per te bere diplomaci ne kafene bile kryediplomat shifeni Artan Grubi(bothi)!

Back to top button