Juventus josh Januzajn me superofertë

Kampioni i Seria A, Juventus i ka bërë një ofertë të majme Manchester United për mesfushorin e tyre, Adnan Januzaj, njofton CaughtOffside. Skuadra italiane ka ofruar 40 milionë € për shërbimet e mesfushorit me pasaportë belge.

Si duket, pas ardhjes së Angel Di Maria-s në United, Januzaj nuk arrin të gjejë vend në formacionin e parë dhe kjo ka bërë që edhe vet lojtari të kërkojë tjetër zgjidhje.

Mes skuadrave të interesuara, është edhe Fiorentina, njoftojnë mediat italiane dhe angleze.

Lajme të ngjashme

Back to top button