Papa: Lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë

Në fjalën e tij të parë publike në Shqipëri, Papa u bëri thirrje shqiptarëve që të ruajnë këtë vlerë të harmonisë fetare, në një kohë të vështirë për bashkëjetesën fetare, si ajo në të cilën po përballen popujt në Siri dhe Irak.

“Ju falënderoj për ftesën  që më bëre për të vizituar këtë vend që quhet toka e shqiponjave. Faleminderit edhe për mikpritjen.  Harmonia fetare është një pasuri që duhet ta ruani. Besimi reciprok mes katolikëve dhe myslimanëve është një vlerë e çmuar për vendin dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohëra kur grupe ekstremiste  po dhunojnë vlerën e bashkëjetesës fetare”, tha ati i shenjtë.

Më tej, Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë.

“Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!”, u shpreh Papa Françesku.

Lajme të ngjashme

Back to top button