OJQ-të në marsh me moton “Stop për luftën speciale kundër shoqërisë civile”
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, më shumë organizata jo-qeveritare me moton “Stop për luftën speciale kundër shoqërisë civile” do të mbajnë një sërë aktivitetesh në galerinë mobile në Parkun e Frankofonisë me fillim në ora 17.
Do të shkruhen moto dhe grafiti, pjesëmarrësit së bashku do ta shohin filmin francez “Zhuan Noel” , do të lexohen poezi dhe do të ketë muzikë.
Organizatat mes të cilave është Komiteti i Helsinkit, Metamorfozis, Fondacioni Shoqëri e Hapur, CIVIL dhe të tjera në një kumtesë të përbashkët e theksojnë rolin e Qeverisë në Maqedoni si dominante duke e sulmuar në mënyrë sistematike shoqërinë në përgjithësi posaçërisht aktivistët për të drejtat e njeriut, gazetarët, intelektualët dhe artistët. Ata e theksojnë posaçërisht mungesën e gjyqësorit të pavarur si dhe të shtetit të drejtë në këtë shtet.
“Ishim dëshmitarë të një cikli zgjedhor në të cilin institucionet e sistemit ishin krejtësisht të shfrytëzuara si mjete për të siguruar fitoren e partisë në pushtet” thotë Uranija Pirovska, drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Në kumtesë më tej shkruhet se “Kohëve të fundit janë ashpërsuar sulmet ndaj shoqërisë përmes diskualifikimeve vulgare, gënjeshtrave dhe manipulimeve me qëllim për të diskredituar secilin që mendon ndryshe nga qeveria. Të drejtat e njeriut, stabiliteti dhe paqja në Maqedoni janë në situatë shqetësuese të keqe. Ky është konstatim i të gjitha organizatave dhe institucioneve relevante në botë dhe në vend. Këto të dhëna për situatën në vend janë të mbështetura me rangimet botërore për nivelin e demokracisë në vend, sundimin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, lirisë së mediave dhe të të shprehurit si dhe indeksit për paqe dhe stabilitet në të cilin Maqeddonia dita ditës shënon rënie të mprehtë”.
Lexo më shumë në këtë link: “Stop për sulmet e Qeverisë ndaj sektorit civil” /Portalb