Liga e Kampioneve sivjet me 10 shqiptarë (Foto)
Të martën mbrëma në orën 20.45 nisin ethet e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve në futboll. Shumë ndeshje interesante në xhiron e parë, por edhe pritet të ketë befasi si gjithmonë në lojën më të popullarizuar në botë.
Ajo që është më interesante, se këtë edicion është shtuar numri i futbollistëve shqiptarë që do të jenë pjesë e ekipeve më të mira të Evropës. Duhej vetëm edhe një futbollist dhe ta shpallnim ekipin shqiptarë që do të luante në Ligën e Kampioneve, pra këtë edicion në fazën e grupeve kemi plot 10 futbollistë shqiptarë që do të na përfaqësojnë me ekipe të ndryshme.
Më së shumë shqiptarë ka te kampioni aktual i Zvicrës, Baseli ku luajnë Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti dhe shkupjani Naser Aliji.
Këta futbollistë do të kenë përballë mbrojtësin e titullit kampion, Real Madridin që assesi nuk po e merr veten në dy sfidat e fundit në edicionin e spanjoll, ku ka humbur me 4:2 nga Sociedadi e së fundi në derbi me 2:1 nga Atletico Madridi.
Të martën paraqitje do të ketë edhe Pajtim Kasami me Olympiakosin që luajnë kundër Atletico Madridit, pastaj ndaj kampionëve italian, Juventusit do të luajtën Agon Mehmedi i Malmos. Gjithsesi duel mjaft interesant pritet të jetë edhe dueli Galatasaray – Anderleht, ku Blerim Xhemaili i cili tani më debutoi me ekipin nga Stambolli, do të ketë përballë lojtarët që i udhëheq shqiptari Besnik Hasi.
Nuk duhet harruar edhe dy shqiptarët tjerë, të cilët janë edhe më të mirët në këtë listë, Agim Ibraimi që me Mariborin nesër luan ndaj Sportingut të Lisbonës dhe Xherdan Shaqiri me Bayern Munichun luan super derbin ndaj Manchester Citytit.
Gjithsesi Liga e Kampionëve na sjell shumë futboll të bukur dhe atraktiv, ndërsa për shqiptarët do të jenë këta 10 futbollistë që do të shtojnë interesin që të jemi edhe më afër ekipeve më të mira evropiane. /Portalb /
E Martë 16/09/14
Olympiakos Piraeus 20 : 45 Atlético Madrid
Juventus 20 : 45 Malmö FF
Liverpool 20 : 45 Ludogorets
Real Madrid 20 : 45 Basel
Monaco 20 : 45 Bayer Leverkusen
Benfica 20 : 45 Zenit
Galatasaray 20 : 45 Anderlecht
Borussia Dortmund 20 : 45 Arsenal
E Mërkurë 17/09/14
Roma 20 : 45 CSKA Moskva
Bayern München 20 : 45 Manchester City
Barcelona 20 : 45 APOEL
Ajax 20 : 45 PSG
Chelsea 20 : 45 Schalke 04
Maribor 20 : 45 Sporting CP
Porto 20 : 45 BATE
Athletic Club 20 : 45 Shakhtar Donetsk