Qytetarët në mënyrë anonime raportuan për korrupsion dhe konflikt interesi

Me paraqitjen e korrupsionit dhe konfliktin e interesave deri të organizata joqeveritare ‘Transparencë Maqedoni’ është zbuluar keqpërdorimi i 902.918 denarëve mjete nga buxheti.

Në të dyja rastet është reaguar pasi qytetarët kanë paraqitur keqpërdorimet në ‘Transparencë Maqedoni’, ndërsa pas masave të ndërmarra nga ana e organizatës joqeveritare, pritet reagimi i institucioneve përkatëse.

Në muajin prill qytetarët në mënyrë anonime kanë paraqitur se drejtori I shkollës fillore ‘Rilindja” nga fshati Sellcë ka kryer keqpërdorim financiar në atë mënyrë që tek disa të punësuar ka hedhur para në llogarinë e tyre nga llogaria e shkollës, ndërsa më pas me arsyetimin se është bërë gabim, ka kërkuar nga të punësuarit që ti nxjerrin paratë dhe t’ia kthejnë atij.

Në rastin e dytë në maj të këtij viti është paraqitur se në Muzeun e Strumicës është punësuar një person i cili është djali i drejtorit të Muzeut.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button