Mospërfillja e rekomandimeve të institucioneve tregon tendencën e pushtetit për kontroll ndaj mediave

Përmirësimet e bëra të Qeverisë sa i përket Ligjit për media janë vetëm kozmetike dhe problemi qëndron në mos-përfilljen e vërejtjeve kyçe të institucioneve relevante.  Nga OBSE një ditë para miratimit të Qeverisë dolën me analizën më të re e cila thotë se shqetësues është edhe versioni i dytë që e kishte përpunuar Ministria e informatikës dhe administratës

Edhe pse ende nuk ka dalë në opinion se çfarë përmban versioni i dytë, është e pritshme që mos të ishte zgjidhur problemi me mundësinë e politizimit të Agjencisë së mediave që do ta zëvendësojë Këshillin për radiodifuzion.

Ekspertët thonë se duke e bërë të gjatë ligjin dhe tejet kompleks, duke u referuar panevojshëm në ligje të tjera ai do të krijojë probleme të mëdha në zbatim dhe do të mundësojë interpretime të ndryshme nga ana e zbatuesve të ligjit. 

Me këtë përbërje të Agjencisë sektori civil ka nuk ka hapësirë për vendime, gjithashtu dhe Shoqatës së gazetarëve i takon vetëm një person, duke e ditur kontekstin në vend, pritet që vendimet të jenë tejet të politizuara duke e pasur parasysh dhe faktin që Agjencia do ta ketë të drejtën diskrete për të vendosur se cili medium ka thyer ligjet, theksojnë ata.

“Mospërfillja e rekomandimeve dhe vërejtjeve të cilat i bën institucionet relevante ndërkombëtare dhe të vendit për ligjin për media, tregon qartë  tendencën e pushtetit për të kontrolluar mediet e jo për të vendosur rend në atë sferë” thotë drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari. 

Ligji mbetet pa nevojë i gjatë dhe kompleks, duke ndërhyrë ndonjëherë në detaje dhe mikro-menaxhim të medieve dhe definicione të panevojshme (p.sh. definicioni i gazetarit apo i publikimeve elektronike) e ndonjëherë dukë lënë në mjegull çështje me rëndësi si për shembull mundësia për vet-rregullimi e cila përmendet në vende të ndryshme të ligjit, thekson Jashari. 

Pasi që Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni  nuk e ka parë versionin e fundit që ka miratuar Qeveria, ata thonë se do të presin për të dalë me komente por në një gjë janë të sigurte se vërejtjet e tyre nuk janë përfillur.

Qeveria e ka dizajnuar ligjin që të kontrollojë mediat të cilat nuk i ka nën kontroll, shkruan portali Maktel.

Sindikata e gazetarëve doli me një raport se pse Ligji është i dëmshëm, për sa i përket versionit të parë, i cili me gjasë shumë pak ndryshon nga i dyti të cilit Qeveria i dha dritë jeshile.

Reagimet e shoqatave ndërkombëtare:

EDRI: Ligj i ri për media rrezikon lirinë e të shprehurit në Maqedoni

APC: Ligji i ri për media do ta ngulfasë internetin – arenën e fundit për liri të të shprehurit

La Ru: Situata e mediave në Maqedoni është shumë shqetësuese

Lajme të ngjashme

Back to top button