Serbët pajisën me dokumente të Kosovës
Meqë jetojnë në Kosovë kanë vendosur të integrohen. Kjo pasi që rreth 9,484 serbë deri në javën e parë të shtatorit të këtij viti janë pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës. Shifër kjo dyfish më e madhe se ajo e vitit të kaluar ku për të gjithë vitin me letërnjoftime të Kosovës ishin pajisur rreth 8,480 serbë.
Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme gazetës Tribuna i ka treguar edhe për numrin e pasaportave me të cilët janë pajisur minoriteti serb në Kosovë.
Për vitin 2014 deri në javën e parë të muajit shtator janë prodhuar rreth 900 pasaporta kosovare për minoritetin serb.
Eksperti i sigurisë Naim Maloku shprehet se pajisja me dokumente identifikuese e minoriteteve serbe në Kosovë, është një tregues i mirë që këto minoritete janë integruar tërësisht në mekanizmat kosovarë. Sipas tij, tashmë me marrjen e pasaportës kosovare këto minoritete kanë pranuar shtetësinë e Kosovës.
“Po kjo është për t’u përshëndetur që ne jemi një numër aq i madh i serbëve të Kosovës që pajisen me dokumentacion të Republikës së Kosovës. Faktikisht marrja e këtyre dokumenteve të identifikimit është edhe një shenjë që këta e kanë pranuar realitetin e këtij vendi”, ka thënë Maloku. /Telegrafi/