Ramazani ul interesimin e tetovarëve për plazh

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka ndikuar që një numër i madh i banorëve të qytetit të Tetovës mos të verojnë jashtë vendit. Kështu të paktën thonë përfaqësuesit e agjencive turistike për Portalb të cilët e krahasojnë situatën me vitet e kaluara dhe thonë që tani për 40-50% është ulur numri i të interesave.

“Shumë pak qytetarë nga Tetova, por edhe mërgimtarët këtë muaj nuk shprehin interesim për të marrë rezervime turistike për të shkuar në vendet fqinje apo dhe më larg. Është agjërimi dhe muaji i Ramazanit shkak kryesor për këtë mos-interesim” thotë pronari i një agjencisë “Adem Turs”.

Sipas tij, ndryshe nga ky muaj, janë bërë rezervime të shumta për muajin e ardhshëm dhe destinacioni i preferuar mbetet Shqipëria. Nuk mbeten pas as Turqia dhe Greqia.

“Problem janë edhe paratë dhe kriza ekonomike, por kryesisht është muaji i Ramazanit shkak pse tetovarët nuk shkojnë në det. Rezervimet janë të shumta pas këtij muaji” thotë Xhevahir Fazliu nga agjencia “Euro Turist”.

Çmimet janë të kapshme thuajse për të gjithë që dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri, fillojnë nga 42 euro e më lartë, ndërsa  për në Turqi janë më të larta.

Situata e njëjtë mbretëron edhe në qytetin e strugës ku janë boshatisur plazhet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button