Minsitri Shabani i kënaqur me decentralizimin, OSBE e gatshme për ndihmë

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Lirim Shabani pati takim pune me shefin e misionit të OSBE-së për Maqedoni, ambasadorin Ralf Bret.

Ministri Shabani informoi për rrjedhën e punëve dhe në veçanti për procesin e decentralizimit në vend, ku theksoi se procesi i decentralizimit ka filluar më herët por intensifikimi i tij është bërë pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
“Në programin e Qeverisë është paraparë që të ardhurat për komunat që grumbullohen nga TVSH-ja të zmadhohen nga 4.5 % në 6%. Po ashtu në buxhetin e vitit 2015 janë zmadhuar mjetet për projekt propozime, cka do të thotë që shkon në favor të vetëqeverisjes lokale”, ka thënë ministri Shabani.

Po ashtu edhe ambasadori Bret shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe të japin ndihmën e tyre në favor të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, si dhe për pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga OSBE në punën e grupit punues për decentralizim.

Lajme të ngjashme

Back to top button