Stili i këpucëve tregon se çfarë tipi je

Nga studimet e bëra personat mund të gjykohen nga këpucët që kanë veshur, pa qenë e nevojshme të shikohen gjëra të tjera.

Psikologët nga Universiteti i Kanzasit kanë bërë një sërë eksperimentesh dhe është e habitshme, sepse gjatë testimit vëzhguesit arritën të gjenin 90% të karakteristikave të personave këpucëve që kishin veshur. Në studim siç shkruan 77news, morën pjesë 63 studentë duke parë fotografitë e 208 palëve të këpucëve të personave të ndryshëm, që morën pjesë në këtë eksperiment. Nga vullnetarët u kërkua që të veshin ato këpucë që ndiheshin më mirë dhe që përdornin zakonisht. Ata iu përgjigjën edhe një pyetësori të thjeshtë, ku u pyetën për moshën, statusin social dhe gjininë.

Ja rezultatet që u arritën nga i gjithë studimi dhe eksperimentet e bëra: Këpucët praktike u përkasin personave të këndshëm, këpucët e shtrenjta tregojnë se ata fitojnë një shumë të mirë parash, çizmet e shkurtra vishen nga personat që kanë një personalitet agresiv, personat tejet ekspresivë veshin këpucë me ngjyra. Këpucët, që në dukje nuk janë të rehatshme, i veshin personat e qetë.

Ndërsa për sa i përket qëndrueshmërisë emocionale, ata që ishin më të hapur në mendime ishin personat që vishnin sandale apo këpucë që nuk janë të shtrenjta, ndërsa personat që vuanin nga paqëndrushmëria emocionale ishin ato që mbanin këpucë të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button