Propozim ligji për arsim fillor dhe të mesëm në rend dite në seancën e komisionit të arsimit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, Komisioni ligjdhënës-juridik, për punë dhe politikë sociale dhe për çështje ekonomike.

Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor dhe të Ligjit për arsim të mesëm, të dy me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, janë në rend dite të seancave të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe të Komisionit ligjdhënës-juridik.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale do të debatojnë për Propozim-ligjin për parandalimin, pengimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare, në lexim të dytë.

Në agjendën e seancës së Komisionit për çështje ekonomike janë propozimi – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, të Ligjit për ndërmarrje publike dhe të Ligjit për shoqata tregtare, të gjitha në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button