Banknota të reja prej 200 dhe 2000 denar, aktualet pak elemente shqiptare

Banka Popullore e Maqedonisë ka bërë të ditur se do të lëshojë në treg nga viti 2015 banknota të reja në vlerë prej 200 dhe  2000 denarë.  Në funksion të këtij qëllimi, ajo ka shpallur edhe konkursin për zgjedhje ideore dhe grafike.

Emetimi ( lëshimi) i këtyre monedhave ndërkaq, sipas   Bankës, nuk lidhet m prirjet inflacioniste. Për më tepër sipas saj, emetimi i këtyre bankënotave mund të ndikojë në heqjen nga përdorimi i bankënotës 5 mijë denarëshe, gjë që për të cilën mund të vendoset më vonë.

Në Bankën Popullore, emetimin këtyre bankënotave e arsyetojnë me nevojën e  balancimit të kërkesës më të madhe për disa apoena të veçanta, në krahasim me të tjerat, respektivisht me daljen në ndihmë të shfrytëzuesve të bankënotave.

Megjithatë, në disa media në gjuhën shqipe është kritikuar mungesa e elementeve shqiptarë  dhe dominimi i elementeve sllave dhe maqedonase në bankënotat që janë në qarkullim aktualisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button