Bllokohet aksi ​Tiranë-Elbasan shkak rëshqitjet e dherave (FOTO)

Prej mbi 1 orë është bllokuar aksi rrugor Tiranë-Elbasan për shkak të rrëshqitjeve të dherave të shkaktuar nga reshjet e dendura.

Bëhet e ditur se rrëshqitjet e dherave kanë ndodhur kryesisht përgjatë pjesës së hapur të autostradës, duke shkaktuar radhë të gjata deri në disa kilometra, raporton Shqiptarja.

Autoritetet kanë nisur punën për hapjen e rrugës. Mësohet se rëshqitjet kanë ndodhur pranë rrethrretullimit të Ibës, në rrugën e re, shkak janë bërë edhe punimet që po kryhen përgjatë autostratës së re Tiranë-Elbasan.

Lajme të ngjashme

Back to top button