Xhemaili: Shteti provokon bashkëjetesën me përmendoret

Provokime të cilat përcjellim porosinë e mungesës së dëshirës për bashkëjetesë në këtë shtet. Kështu i ka konsideruar historiani Vebi Xhemaili, vendosjen e 5 përmendoreve të personaliteteve maqedonase me armë në dorë përballë atyre të heronjve shqiptar, Skënderbeu e Hasan Prishtina. Xhemaili thotë se kjo formë e politikbërjes çon në shkatërrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndëretnike, transmeton Alsat.

“Këto janë provokime të herrë pas hershme të një politike shtetërore  e cila mbështetet kryekëput në politikën e udhëheqësve shqiptarë, të cilët janë jo parimorë në kërkesat e tyre. Kjo është një porosi shumë e qartë se pala maqedonase nuk do partner të barabartë në pushtet dhe nuk do të bashkëpunojë me palën shqiptare dhe të gjitha këto pasoja një ditë do ti japin rezultatet negative” , tha Vebi Xhemaili, historian.

Sipas Xhemailit, këto provokime nuk janë të nevojshme, sidomos tani kur në raportin e Bashkësisë Evropiane, kërkohet me ngulm përmirësimi i marrëdhënieve ndër-etnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button