Dikush në radhë dikush rrugicave për të mbijetuar, pushteti bën naze me varfërinë

Një mëngjes falas i organizuar në Shkup nxori në sipërfaqe mjerimin social që mbizotëron te qytetarët e Maqedonisë. Një shkas për një gosti pranë luksit të përmendoreve të gurta, në vitin e pestë të organizmit të saj me emrin “Mëngjesi në urë” tregon se një pjatë ushqimi falas pas çdo viti shton radhët e nevojtarëve që duan të përfitojnë nga zemërgjerësia e padronëve të pushtetit lokal dhe atij qendror, që sipas ekonomistëve më shumë tallin dinjitetin e qytetarëve.

Sipas tyre, autoritetet shtetërore janë mirënjohës që mjerimi social buçet heshtur në mënyrë të kulturuar të qytetarëve të uritur të cilët në rrethana tjera do të kishin pasoja serioze për pushtetin që shton radhët e lypsarëve dhe të varfërve në çdo skaj të vendit.

Derisa në Shkup po shtrohet dreka falas, në vende tjera po aq heshtur pakënaqësia shtrin këmbët rrugicave dhe skajeve të qyteteve.

Në Tetovë tash më është bërë një formë e njohur të takosh nëpër rrugica ku më pak bie në sy frekuentimi i njerëzve, familje që përmendin shpesh mungesën e parave për të paguar rrugën deri në Kumanovë, apo për blerjen e barnave për fëmijët e tyre.

Ata druajnë të ndjekin rrugën e lypsarëve që është bërë e zakonshme të takosh rrugëve të qytetit. Problemet shtrohen edhe para Entit social, ku në numër i madh i rasteve në mënyrat e tyre shtrojnë nevojën për trajtimin specifik. Një zonjë rreth të pesëdhjetave, ka hallin e trajtimit jo adekuat të ndihmës sociale përballë brengave shëndetësore. Nuk di si t’ia bëjë thotë ajo për redaksinë tonë sepse një injeksion në javë më kushton një mijë denarë.

Një drekë falas nuk preokupon shumë atë përballë problemeve shëndetësore që duket se kanë një kosto të papërballueshme.

Deklaratat e kryeministrit Gruevski, dalin si paradoksi më i madh përballë shtimit të radhëve të të varfërve. Ai deklaroi se Maqedonia është në rrugë të mbarë për thithjen e investimeve të huaja.

Analistët ekonomik, thonë të kundërtën e kryeministrit. Sipas tyre priten kohë edhe më të vështira. Pikërisht është meritë e kryeministrit që uli të gjitha indekset politike në vend që mbajnë shumë larg investitorët e huaj dhe që shtohen radhët e pakënaqësisë sociale.

Manifestimet e tilla për drekë falas është tallje me dinjitetin e qytetarëve.

”Këto janë çështje humanitare, por papunësia është fenomen ekonomik. Duhet të gjendet punë, me vite të tëra kjo nuk  ndodh”, thotë ekonomisti Besnik Fetahu.

Ai për Portalb thotë se Maqedonia një periudhë të gjatë nuk ka rritje ekonomike kur nuk ka një gjë të tillë ka rritje të varfërisë.

“Me 3 përqind rritje nuk ulet varfëria në vend, kur të ketë  rritje më shumë se 5 për qind atëherë fillon rënia e nivelit të varfërisë, Maqedoni nuk ka përmirësim në uljen e normës së varfërisë. Do të ketë më shumë varfëri në të ardhmen”, thotë Besnik Fetahu.

“Momentalisht trendet tregojnë se niveli i varfërisë rritet sepse indeksi politik dhe tjera janë problematik, korrupsioni të gjithë këto ndikojnë në mungesën e investimeve të jashtme. Pa këtë nuk ka vende të punës dhe do të ketë varfëri. Është e mjerueshme që të organizohen dreka falas ne vend që të sillen investime. Maqedonia ka indeks politik negative dhe kjo tregon se ka interference të politikës në komunitetin ekonomik. Këto janë determinatet kryesore për tërheqjen e investimeve të huaj a këto indekse i ka të përkeqësuar në tre vitet e huaja. Investime nuk do të ketë nëse nuk do të ketë masa radikale nëse nuk zgjidhen problemet. Nuk kanë liri ekonomike të mjaftueshme të operojnë në treg për shkak të përzierjes së qeverisë në ekonomi. Biznesi kontrollohet nga ana e disa agjentëve të qeverisë të cilët janë të involvuar në biznes”, thotë Besnik Fetahu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button