De Biasi: S’kemi ardhur për shëtitje, barazimi na kënaq

Giani De Biasi e ka nisur tashmë lojën e tij përballë Portugalisë, atë verbale, para se dy skuadrat të përballen në fushën e blertë. Në konferencën e zakonshme të shtypit dhënë në Alveiro trajneri italian e kaloi presionin te kundërshtarët.

Portugalia ka presionin e të luajturit në shtëpi, – deklaroi drejtuesi i stolit kuqezi, duke shtuar gjithsesi se për sa i përket pritshmërive skuadra luzitane mbetet favorite. Për sa i përket rezultatit De Biazi nuk e fsheh se edhe një barazim do të ishte i kënaqshëm për Shqipërinë , por duke paralajmëruar se kuqezinjtë do t’i kërkojnë të gjitha shanset e tyre teksa u shpreh:

“ Një barazim do të ishte i mirë, por le të shohim se cfarë do të na ofrojë loja. Ne kemi ardhur këtu për të zhvilluar lojën tonë dhe provuar shanset tona. E respektojmë kundërshtarin, por sigurisht që nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, do të mundohemi të mos gabojmë në veprimet mbrojtëse dhe do të sulmojmë atëherë kur duhet të sulmojmë”.

Në fund edhe një koment për mungesën e madhe të kësaj sfide, De Biasi këmbëngul se edhe pa të Portugalia mbetet një kundërshtar i rrezikshëm pasi deklaroi.

“ Portugalia do të jetë pa Cristiano Ronaldon, lojtar i një rëndësie maksimale dhe me kualitet të madh, por ka të tjerë që mund të bëjnë diferencën si Moutinho, Raul Meireles dhe Nani.

Për sa i përket stilit të lojës De Biasi e pranoi se në fushë do të jetë një shqipëri e kujdesëshme për të mos lejuar hapësira për kundërshtarët, por synimi i saj nuk do të jetë vetëm mbrojtja pasi do të shfrytëzohet cdo mundësi për të goditur dhe arritur objektivat e skuadrës kuqezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button