7 këshilla për t’u dukur bukur pa make up

Shumë femra mendojnë se duken shumë më bukur se ç’janë kur përdorin make up. Në fakt, kjo është pjesërisht e vërtetë, por mos harroni se edhe në gjendjen tuaj natyrale, pa përdorur kurrëfarë zbukuruesi, ju mund të dukeni më së miri. Mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme.

Lani fytyrën çdo mëngjes dhe çdo darkë– Mund t’ju duket e çuditshme por një veprim i tillë ndihmon aknet të largohen nga fytyra dhe heq yndyrën e tepërt të lëkurës.

Përdorni një pastrues fytyre të butë – Nëse pastruesi juaj është tepër i fortë dhe me doza të larta alkooli, mund të thajë ose të dëmtojë lëkurën.

Përdorni hidratuesin e duhur– Duhet të përshtatni një hidratues me llojin e lëkurës suaj dhe për këtë ju ndihmojnë shumë mirë estetistet.

Përdorni vazelinë pas maskave – Nëse bëni një maskë për fytyrën tuaj, përdorni gjithmonë vazelinë pas saj, pasi ndihmon që fytyra të qëndrojë e freskët.

Përdorni vaj kokosi pas dushit – Mund ta përdorni edhe për të hequr tualetin këtë lloj vaji, i cili ndihmon në ushqyerjen e lëkurës.

Mos i përpëlisni shumë qepallat– Natyrisht, ju nuk mund të mbani nën kontroll sa herë përpëliten qepallat, por normalisht mund të kujdeseni të mos i hapni e mbyllni sytë shumë, pasi në këtë mënyrë ato bien dhe dobësohen.

Ushqehuni shëndetshëm– Mundohuni të hani ato ushqime të cilat janë të mira për lëkurën tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button