Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa i thanë “po” njëri-tjetrit (FOTO)
Pas 10 vitesh lidhje dhe 4 bashkëjetesë, Ministri Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, në një ceremoni madhështore që po zhvillohet në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës.
Është përfolur që do të jetë dasma e vitit pasi çifti do e bëjnë dasmën e tyre me dy ceremoni. Darkën madhështore që po zhvillohet në Gjirokastër me 1000 të ftuar dhe një darkë në Pezë, me miqtë dhe të afërmit e çiftit me datën 8 shtator.
Ishte bërë e ditur më parë se do të fillonte me një koktejl që do niste në orën 20:00.
Për arredimin e çdo detaji ku mbizotëronte ngjyra e kaltër, është kujdesur Geraldina Sposa, e cila ka organizuar para 4 vitesh edhe dasmën e Edi Ramës.