Bunjaki: Omani, rast i mirë të mësojmë gjëra të reja
Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka thënë përballja me Omanin do tu mundësoj të mësojmë gjëra të reja. Ai shpreson që futbollistët kosovar do ta tregojnë një lojë cilësore në takimin e së dielës.
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka mbajtur konferencë për shtyp, para ndeshjes me Kosovën, e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00. Ai edhe kësaj radhe foli për mungesën e përvojës së të zgjedhurve të tij, karshi atyre të Omanit.
“Së pari falënderoj Omanin për mundësinë që na ka dhënë. Kjo është loja e katërt që ne e zhvillojmë, dhe luajmë kundër një skuadre që ka disa futbollistë me më shumë se 100 ndeshje për përfaqësuesen”, ka deklaruar Bunjaki.
“Për ne është rast i mirë të mësojmë gjëra të reja, ta tregojmë një lojë cilësore, pse jo ta kemi një ditë si me Haitin”, tha Albert Bunjaku, duke kërkuar kohë për ta krijuar një përfaqësuese të fortë.