Sot dasma, Erion Veliaj martohet në kalanë e Gjirokastrës

Gjithçka është gati. Kalaja e Gjirokastrës dhe ambjenti në të cilin do të zhvillohet ceremonia e dasmës janë dekoruar. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të martohet sot në kalanë e Gjirokastrës me juristen Ajola Xoxa. Ceremonia do të zhvillohet në mbrëmje në orën 20:00 në Kalanë e Gjirokastrës dhe të ftuar do të jenë familjarë, ministra, kolegë deputetë,artistë, miq dhe persona të afërt me çiftin.

Ceremonia e sotme finalizon më në fund dashurisë 14 vjeçare mes Erionit dhe Ajolës. Zhvillimi i ceremonisë së dasmës në Gjirokastër ka qenë një dëshirë e vetë çiftit dhe gjithashtu një llojë reklame për vetë qytetin e Gjirokastrën, qytet nga i cili ministri Veliaj mori edhe mandatin e deputetit.

Çifti ka shpërndarë rreth 1000 ftesa për të ftuarit që do të jenë pjesë e ceremonisë, por veç kësaj çifti ka menduar që të zhvillojë edhe një tjetër ceremoni pas dy ditësh në 8 shtator në Pezë në të cilën do ftohen kryesisht miqtë të afërt dhe bashkëpunëtorë të çiftit. Menjëherë pas mbërritjes në ambjentet në të cilën do të zhvillohet dasma të ftuarit do të ftohen në një kokteil dhe më pas do të akomodohen në ambjentin në të cilin do të zhvillohet edhe ceremonia e dasmës.

Miq të çiftit janë shprehur entuziast për pjesmarrjën në dasmën e Erionit dhe Ajolës. Këngëtarja Eneida Tarifa është një prej të ftuarve që do të marrin pjesë në dasmë, konfirmim të cilin e ka bërë nëpërmjet postimit të ftesës që çifti i ka dërguar.

Dasma për ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj është përcaktuar edhe si një sfidë personale, duke kërkuar që nëpërmjet reklamës që do t’i bëjë nëpërmjet dasmës së tij Kalasë së Gjirokastrës të rrisë numrin e turistëve të huaj. Nusja 30-vjeçare Ajola Xoxa postoi pak ditë më parë një pjesë të fustanit të saj, pëlqimin për të cilin e dha edhe vetë ministri Veliaj./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button