Është gjuajtur me gurë treni në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 18.10 në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë nga ana e dy personave që ende janë të panjohur për policinë është gjuajtur me gurë treni i cili ishte në relacion Shkup-Kërçovë.

Nga sulmi me gurë janë thyer xhamat e trenit por nuk ka persona të lënduar.

Policia po punon në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e personave të panjohur.

Lajme të ngjashme

Back to top button