Lustratorët do t’i kenë në shërbim arkivat e UDBA-së dhe KOS-it

Komisioni për verifikimin e fakteve konsideron se Marrëveshja për shkëmbim të informacioneve të klasifikuara me Serbinë, ku lustratorët nga Maqedonia do t’i kenë në shërbim arkivat e UDBA-së dhe KOS-it është mundësi e mirë për zbardhjen e tërësishme të fakteve në këtë proces.

Dy shtetet e kishin nënshkruar këtë Marrëveshje në muajin shkurt, kurse ajo që pritet është ratifikimi i saj në parlament.

“Nëse në atë Marrëveshje përfshihen edhe dosjet nga shërbimet sekrete dhe janë të kapura edhe për Komisionin, shpresojmë se do të ketë punë edhe për ne, ne do t’i shqyrtojmë edhe ato dosje dhe nëse konkludojmë se ka pasur bashkëpunim të ndonjë personi atëherë do t’i publikojmë”, tha kryetari i komisionit lustrator Tome Axhiev.

Ekspertët e kësaj fushe theksojnë se me rëndësi në kuadër të këtij bashkëpunimi janë të dhënat nga arkivat e kundërzbulimit ushtarak, pasi Maqedonia ka të dhëna të tilla vetëm nga pavarësia e këndej, kurse deir në vitetet e 90-ta këto të dhëna janë ruajtur dhe përpunuar vetëm në Beograd.

Lajme të ngjashme

Back to top button