Kush janë luftëtarët e ISIS nga Perëndimi (FOTO)?

Lufta në Siri ka qenë kryesisht e orientuar kundër pushtetit alevi, grupacion i shiitëve muslimanë,  që sundon shtetin sirian prej gati pesë dekadash.  Përkundër shumë deklaratave të ndryshme mbi luftën atje, realisht në Siri më shumë luftohet mes militantëve suni, të përkrahur nga Katari dhe Turqia, dhe në anën tjetër militantët e ushtrisë alevite, kryesisht shia, që përkrahet nga Irani.

Pikërisht kjo i ka sjellë edhe shumë muslimanë nga perëndimi, që të shkojnë të luftojnë përkrah ISIS kundër diktatorit Assad. Sipas një shkrimi nga redaksia e Portalb, numri i perëndimorëve që luftojnë në Siri është i madh, 300 gjermanë, 400 britanezë, 700 francezë dhe diku edhe rreth 100 shqiptarë. Sipas ekspertit Peter Neumann thuajse një e treta e ushtrisë së ISIS përbëhet nga të jashtmit.

Interesantja qëndron se së fundi janë vërejtur edhe luftëtarë nga Kina, rreth 100, Australia 200, dhe nga Indonezia, 50.

 

Por kush janë luftëtarët e ISIS?  Në vijim, Portalb u sjell disa prej tyre dhe interesantja është se jo secili prej tyre është emigrant.

 

Desso Dog, emri i vërtetë Denis Cuspert (38),  nga Gjermania. Ka qenë dikur një raper i famshëm në Gjermani, ndërsa ka luftuar përkrah militantëve të ISIS. Në fund të Prillit, televizioni arab, Al Arabya, shkruajti se ai është vrarë nga një sulm në Deir ez-Zor.

Der Berliner Ex-Rapper Deso Dogg teilt regelmäßig Hass-Videos

 

Sarah O. një gjimnaziste me nota të mira dhe e sjellshme, pas martesës së saj me një ushtar të ISIS, detyrohet të shkojë në Siri. Ajo ka lindur nga një baba algjerian dhe një nënë gjermane.

Sarah O. (damals 11) aus Konstanz noch nicht verschleiert

 

Philip B. (27) është gjermani tjetër i luftëtarëve të ISIS. që mendohet të jetë vrarë në fund të gushtit në Mosul.

Bei einem Selbstmordanschlag reißt Philip B. sich und 20 Kurden in den Tod

 

Marko K (19) ka qenë ndjekës i mësimeve të krishtera, ku më vonë është konvertuar në musliman. Ai ka mbështetur luftën kundër Assad. Emri i tij i tanishëm është Isa.

Als 17-Jähriger kovertierte Marko K. zum Islam. Sein neuer Namen Isa bedeutet soviel wie Jesus

 

Taha Shade (27) është nga Suedi, me prindër palestinezë.

Taha Shade heiratete die kanadische Dschihad-Braut Umm Haritha

 

Abdel-Majed Abdel Bary është ish raper britanik, tani luftëtar në Siri. Mendohet të jetë vrasësi i gazetarit amerikan James Foley.

Der Brutalo-Rapper ist der mutmaßliche Henker des amerikanischen Foto-Journalisten James Foley

 

Chaquir Maaroufi, 30, është ndër francezët më të njohur që ka luftuar për ISIS.

Chquir Maaroufi kämpfte in einer französischsprechenden ISIS-Einheit in Syrien

 

Mashudur Choudhury, 31, është ndër anglezët e parë që ka luftuar përkrah ISIS. Por me kthimin e tij në vendlindje, ai është dërguar direkt në paraburgim në Angli, ku më pas u dënua me 13 vjet burg.

Der 31-Jährige wurde direkt nach seiner Ankunft aus Syrien verhaftet und sitzt seitdem im Gefängnis

 

F.D./ Portalb

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button