NATO humb interesi për Maqedoninë, ndahet nga Samiti e dekoruar me lëvdata

Samiti i NATO-s në Kardif, tregon se Maqedonia ngadalë humbet interesin fuqive të mëdha edhe përkundër angazhimit në misionet paqeruajtëse. Analistët vlerësojnë se Maqedonia ndahet në mënyrë tradicionale nga Samiti duke pranuar vetëm falënderime për angazhimin e saj në misionet jashtë vendit përkrah NATO-së dhe në margjina të krizave botërore si Ukraina, Iraki dhe Siria.

Analistët Mersel Bilalli dhe Alajdin Demiri, për Portalb, ndajnë mendimin se në një situatë të tillë nuk ka kohë për ide të zgjerimit dhe se Maqedonia do të ndahet nga Samiti me frazat e njohura nga samitet e mëparshme si lëvdatat për pjesëmarrjen e Maqedonisë në misionin ISAF në Avganistan.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, tërthorazi para Samitit të NATO-s, shtroi edhe alternative të bashkëpunimit ushtarak me vendet tjera, për të cilën tha se nuk janë alternative për NATO-n, por një bashkëpunim paralel. KJo sipas Alajdin Demirit, tregon se NATO ngelet sipërfaqësorë si një detyrim formal.
“Maqedonia në këtë samit nuk ishte fare prezentë. U përfaqësua me dy ministra njëri nga të cilët deklaroi se ekziston alternativë tjetër përveç NATO-s. Ministri i mbrojtjes Jolevski është i pari që kërkon alternativë që do të thotë se objektivi NATO ngelet sipërfaqësorë si një detyrim formal. Gjithsesi se kjo është indikative dhe tani e tutje me siguri Maqedonia do të kërkojë aleancë të re”, tha Alajadin Demiri.

“Nga ana tjetër në Samitin e NATO-s as që u bë fjalë për Maqedoninë, për arsye se temat që dominuan ishin me prioritet shumë të madh edhe atë Ukraina dhe Kalifati të cilët do ët jenë pikësynim iNATO-s. Në një situatë të këtillë nuk ka vend dhe kohë për idetë e zgjerimit ose mos zgjerimit por behet fjalë për efikasitet dhe mso efikasitet të NATO-së”, thotë Alajdin Demiri.

Analisti Mersel Bilalli, thotë për Portalb, se Samiti i NATO-s, konfirmoi atë që pritej se Maqedonia aspak nuk është në fokus të këtij Samiti.

“Maqedonia për shkak të emrit nuk është në asnjëfarë trajtimi. Fati i saj do të përcaktohet nga klauzola e Samitit të Bukureshtit e cila nënkupton se Maqedonia mund të pranohet edhe pa Samit”.
Tani kur bëhen gjashtë vite nga Samiti i Bukureshtit, që mban ende dyert e hapura për Maqedoninë, shtrohet droja e pleksjes së klauzolës së Bukureshtit.Mersel Bilalli, thotë se nëse kjo klauzolë nuk mbetet atëherë është një problem shumë serioz.

“Ka mendime se mund të rrezikohet klauzola e Samitit të Bukureshtit e cila mbanë dyert hapur për Maqedoninë deri në zgjidhjen e çështjes së emrit. Por unë shpresojë se me insistimin e amerikanëve do të mbetet kjo klauzolë”, thotë Mersel Bilalli..

Lajme të ngjashme

Back to top button