Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadorin e Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariç

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë, Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariç.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori kroat diskutuan për situatën aktuale në Maqedoni dhe bashkëpunimin bilateral me Kroacinë, ndryshimet kushtetuese në vend si dhe integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Kroacia është vend mik dhe përkrahës për rrugëtimin EuroAtlantik të Maqedonisë dhe i përkrah përpjekjet integruese të Maqedonisë.

Kryetari Ahmeti foli për nevojën e zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes së emrit që njëkohësisht do të kishte hap rrugën për NATO, por edhe do të kishte relaksuar shumë marrëdhëniet ndëretnike dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim inkurajon intensifikim të bisedimeve me fqiun tonë jugor dhe konsideron që nëpërmjet dialogut do të arrihet kompromisi që do të sjell zgjidhjen e kontestit.

Në lidhje me samitin e NATOsë në Kardif, Kryetari Ahmeti vlerësoi që aleanca veriatlantike e ka bërë punën e vet qysh në vitin 2008 kur ka ftuar Maqedoninë që ti bashkëngjitet aleatëve, me kusht që të zgjidhet çështja e emrit. Tash, mbetet që Shkupi dhe Athina të gjejnë guxim dhe gjuhë të përbashkët që ta tejkalojnë këtë problem në të mirën e rajonit.

Kryetari Ahmeti theksoi gjithashtu që vendi i deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare është në Kuvend dhe që Kuvendi është vendi ku mund ti paraqesin shqetësimet e veta si dhe të ofrojnë zgjidhje për problemet e vendit dhe të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button