Kuvendi miratoi ribalancin e plotësuar të buxhetit për vitin 2014

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite në seancë plenare e miratoi ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2014. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski duke elaboruar propozim ribalancin shtesë tha se bëhet me qëllim të harmonizimit të dinamikës së realizimit të shpenzimeve, posaçërisht në pjesën e projekte infrastrukturore me dinamikën e të ardhurave.

Sipas tij, bëhet fjalë për mini ribalanc me të cilin bëhet korrigjim i të ardhurave dhe shpenzimeve, i cili është më e vogël se dy për qind dhe paraqet ribalanc të vogël, por, siç shton, nevojitet që të përfundohet viti ashtu siç u planifikua me disiplinën fiskale dhe mbajtjen e parametrave kryesore të politikës fiskale në kornizat e projektuara.

Ndryshimi më i madh, në anën e shpenzimeve që bëhet, siç theksoi, është sigurimi i mjeteve shtesë prej 1,42 miliardë denarë për ndërtimin e Korridorit 10, gjegjësisht autostradës Demir Kapi-Smokvicë, i cili zhvillohet me dinamikë më intensive nga parashikimet dhe është planifikuar të përfundojnë deri në gusht të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button