PDSH: BDI legalizoi vjedhjen e hises shqiptare në buxhetin e shtetit
PDSH ka reaguar ndaj votimit të BDI-së për miratimin e rebalancit të buxhetit shtetërorë, duke e konsideruar atë si votë kundër investimeve në viset shqiptare.
“Sot koalicioni qeveritar VMRO-BDI miraton edhe një rebalanc të buxhetit me çka edhe një herë legalizojnë vjedhjen e hises shqiptare në buxhetin e shtetit.
Neve si grup parlamentar i PDSH-së e vetmja opozitë shqiptare me një skenar paraprakisht të përgatitur nga Ali Ahmeti e BDI, nga pozicioni i partisë në pushtet na u pamundësua që në parlament dhe para opinionit të paraqesim problemet elementare infrastrukturore dhe problemet tjera shoqërore në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët”, tha Bekim Fazliu në konferencën e sotme për shtyp.
Me tej ai tha se me paret e taksapaguesve shqiptar vazhdojnë të ndërtohen projekte ekskluzive maqedonase si: Skopje 2014, Makedonsko Selo, në kulturën maqedonase, infrastrukturë dhe projekte luksoze në vendbanimet e pastra maqedonase, e shqiptaret në lloç e baltë, me spitale të rrënuara e pa shkolla, pa rrugë, pa ujë për pije, pa investime në kulturën e sportin shqiptar, me një fjalë deri sa është në pushtet BDI në 11 buxhete dhe 11 rebalance vidhen paret e shqiptarëve dhe investohen të maqedonasit.
“Ky është çmimi që paguajnë shqiptarët për servilizmin e BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së. Këta të BDI-së nuk kanë probleme se shqiptarët jetojnë keq e ma keq, sepse të zhytur në korrupsion, hajni e krim të organizuar bëjnë jetë luksoze. 236 amendamente që i parashtruam ne ishin për investime për shqiptarët, por të gjitha u hodhën poshtë nga BDI. Te jesh kundër investimeve në vendbanimet shqiptare e në anën tjetër të krekosesh se ke vullnetin e shqiptareve është një pafytyrësi klasike politike. I kanë vota klienteliste, sepse BDI në qeveri nga dita më ditë ua vështirëson jetën shqiptarëve. PDSH nuk do të mund ta heshtni, as sot, po as nesër”, tha Bekim Fazliu