Nxënësit e fshatit Jellovan të Tetovës bojkotojnë mësimin

Prindërit e fëmijëve të shkollës fillore të fshatit Jellovjan janë të revoltuar me uljen e numrit të paraleleve me çka fëmijët e tyre duhet të mësojnë në paralele ët ndryshme dhe kanë vendosur që nëse 9 paralelet nuk do të funksionojnë të ndara nuk do t’i lëshojnë fëmijët në mësim.

“Nuk do t’i lëshojmë fëmijët të shkojnë në shkollë deri sa nuk zgjidhet problem deri sa nuk bëhet ashtu siç ishte. Nuk mund të mësojnë nxënësit e klasës së parë me ato te tretat”, thotë Kariman Ramadani nga Këshilli i prindërve.

Në protestën publike erdhën edhe banorë të tjerë të fshatit si dhe përfaqësues të Bashkësisë Lokale dhe theksojnë se me këtë problem shtrohet presioni ndaj të gjithëve në fshat.

Drejtori i shkollës Azis Jakupi, sqaroi se Komuna e Bogovinës, vendimin e ka sjellë për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Sipas tij në të ardhmen ekziston mundësia e kthimit të të gjitha paraleleve.

Nga klasa e parë deri në klasën e 9 në shkollë shkojnë 25 nxënës. Për shkak të uljes së numrit të paraleleve janë zvogëluar edhe pagat e arsimtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button