Shkëndija të dielën miqësore me Ferizajin

Shkëndija të dielën do të përballet me Ferizajin në një ndeshje kontrolluese që do të zhvillohet në stadiumin e fshatit Bogovinë.

Duke ditur se këtë fundjavë Liga e Parë ka pushim për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë në start të kualifikimeve për EURO 2016, stafi teknik ka vendosur që përmes zhvillimit të një ndeshje miqësore të ruajë formën e futbollistëve dhe tu japë mundësi të luajnë lojtarëve që në ndeshjet kampionale kanë patur minutazhë më të vogël.

Drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me stafin teknik të Ferizajit dhe ka qenë vetë trajneri Naim Sojeva që ka pranuar zhvillimin e kësaj miqësore. Shkëndija në këtë ndeshje do të drejtohet nga ndihmës trajneri Jeton Beqiri, pasi që shefi i ri i stafit teknik drejtimin e ekipit nga dita e hënë. Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Ferizaji zhvillohet të dielën në stadiumin e fshatit Bogovinë, me fillim në orën 16:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button