Ministrat Jolevski dhe Poposki do të marrin pjesë në Samitin e NATO në Kardif

Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski dhe Nikolla Poposki sot dhe nesër do të marrin pjesë në Samitin e NATO aleancës që mbahet në Kardif.

Gjatë Samitit , Jolevski do të mbajë fjalim në takim me ministrat e mbrojtjes kushtuar Platformës për interoperativitet, ndërsa janë parashikuar edhe disa takime bilaterale me kolegët e tij nga vendet anëtare të Aleancës.

Ministri Poposki në kuadër të Samitit do të marrë pjesë  në sesionin përkushtuar  angazhimit të Aleancës në Afganistan (ISAF format) në nivel të shefave të delegacioneve nga të gjtiha vendet anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere. Në samit do të organizohet edhe sesion i veçantë në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të NATO-s me katër kandidatët për anëtarësim – Republika e Maqedonisë, Mali i zi, Bosnja e Hercegovina dhe Gjeorgjia.

Në këtë format do të diskutohet edhe për politikën e zgjerimit të Aleancës. Ministri Poposki në Kardif do t’i parashtrojë pamjet e Maqedonisë në shikim të anëtarësimit të anuluar në vitin 2008 dhe përpjekjet të cilat paraqiten  për realizimin e tij, si dhe pritjet nga aspekti  i marrëdhënies së partneritetit të cilin e kemi, pas konstatimit të Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi për shkelje të të drejtës ndërkombëtare  nga njëri vend anëtar i NATO-s.

Në delegacionin e Maqedonisë  në Kardif janë edhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkoloneli Goranço Koteski dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë  në NATO Martin Trenevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button