Ribalanci i buxhetit për vitin 2014 para deputetëve

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta fillojë seancë e 14-të në të cilën do të debatojë  për propozim plotësimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014.

Intensifikimi i ndërtimit të korridorit 10, rialokimi i mjeteve midis përdoruese të buxhetit në kuadër të masës të sigurisë së pagës, sigurimi i mjeteve shtesë në Fondin e Sigurimit Invalidor dhe pensional të Maqedonisë (SPIM), tejkalimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare në komunat si dhe njëkohësisht mos kanosjen e pagesës së detyrimeve  është parashikuar në ribalancin e propozuar të Buxhetit.

Në debatin  e Komisionit kuvendor për financa dhe buxhet, nën kryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski, elaboroi se bëhet fjalë për  mini-ribalans i cili parashikon uljen e anës së të ardhurave dhe shpenzimeve gjithsej për dy për qind.

Me rebalancin e parashikuar parashikohet që deficiti të arrijë 3,9 për qind nga BPV-ja, që do t’i mundësojë Maqedonisë të bëhet vend me debi të ulët, ndërsa rishqyrtohet edhe shkalla e rritjes së ekonomisë së Maqedonisë prej 32 për qind  e cila parashikon që të arrijë midis 3,5 dhe 3,7 për qind.

Në rendin e ditës së seancës së 14-të janë edhe Propozim ligjet për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor dhe të Ligjit për arsim të mesëm dhe dy me procedurë të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button