MPB-ja do të pajiset me 100 vetura “Spark”

Ministria e Punëve të Brendshme e arriti marrëveshjen për furnizim për 100 automjete të reja motorike “Spark” me shenja policore me Automakedonia SHA-Shkup.

Marrëveshja është arritur pasi, siç kumtuan sot nga MPB-ja deri në skadimin e të gjitha afateve për ankesa, asnjë nga pjesëmarrësit në ankandin publik nuk ka dhënë ankesë deri te komisioni i shkallës së dytë.

Para nënshkrimit të marrëveshjes është siguruar edhe garanci bankare për kryerje cilësore të marrëveshjes nga ana e bartësit të furnizimit Automakedonia SHA – Shkup.

Automjetet në pajtim me kushtet e tenderit, duhet të kenë katër goma rezervë, pajisje të sinjalit për sinjalizim të zërit dhe të ndriçimit, si dhe përkujdesje të automjeteve për tre vitet e ardhshme përderisa zgjatë marrëveshja.

Me arritjen e marrëveshjes, fillon të rrjedhë afati për dërgesën e automjeteve, e cila nuk duhet të jetë më e gjatë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Kësti i parë i pagesës së automjetit do të jetë në afat prej 30 ditëve nga dërgesa e plotë e automjeteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button