Avokatët do të thonë fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor Gruevski kundër Zaevit

Fjalën përfundimtare pritet ta thonë sot pasdite avokatët e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në Gjykatën Themelore Shkupi 2, në procesin ku Gruevski padit Zaevin për shpifje dhe lëndim.

Rasti është nisur pasi që LSDM ka publikuar audio inçizim në të cilën thuhet se është incizuar kryeministri i cili nëpërmjet një ndërmjetësuesi merret vesh për shitje ilegale të “Makedonska banka” biznesmenit serb Jovica Stefanoviq Nini.

“Motivimi im është përgjegjësia qytetare edhe pas shumë këshillimeve dhe shqyrtimeve të fakteve, por edhe i vetëdijshëm se këto informacione mund të paraqesin shpifje dhe lëndime, kam vendosur që ti bëj publike informacionet deri tek të cilat arrita” – ka deklaruar Zaev, dje në Gjykatë dhe ka theksuar se audio-inçizimin ia ka dhënë Den Donçev, i cili ka qenë sekretarë i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së në periudhën kur është kryer shitja e kësaj banke.

Gruevski dje në gjykatë ka deklaruar se shpallja e këtij incizimi i ka shkaktuar dhimbje të madhe shpirtërore dhe shqetësim. “Të gjitha këto janë trillime, asnjëherë në jetë nuk kam pasur  konfrontim me ligjin dhe çdoherë nderi dhe imazhi kanë qenë në vend të parë. Ajo ishte fushatë e paramenduar dhe lansuar kur imazhi im është vendosur në kontroll para zgjedhjeve. Ishte me qëllim të keq”, ka thënë Gruevski, i cili ka shtuar se disa qytetarë madje edhe i kanë besuar gënjeshtrës.

Gjykata nuk e ka pranuar audio-inçizimin si provë materiale, e as Den Donçev si dëshmitar të propozuar nga mbrojtja e Zaevit.

Lajme të ngjashme

Back to top button