Franca mund të shesë Mona Lisën për të paguar borxhet e saj?

Franca është me një borxh prej 2 triliard  euro. A mund të rimëkëmbet ekonomia e Francës me shitjen e kësaj figure?

Mona Lisa e Leonardo da Vincit është ndoshta puna më e mirë e njohur në botën e artit.

Buzëqeshja e saj misterioze ka tërhequr me mijra turistë në vit në Muzeun e Luvrit në Paris. Ajo mund të sjellë gjithashtu edhe buzëqeshjen e qeverisë franceze, nëse shitja e saj lehtëson borxhet kombëtare.

Edhe Portugalia po përjeton një situatë të rëndë financiare, të ngjashme si Franca, ajo ka nxjerrë në shitje koleksionin e pikturave Miro.

Portugalia shpreson që me shitjen e këtyre pikturave të fitojë jo më shumë se 36 milionë euro, por në të vërtetë ajo nuk mund t’i shpëtojë borxhit kombëtar prej 210 miliardë euro.

Vlera e Mona Lisës është etiketuar me një çmim të madh.

Por sa është në të vërtetë vlera e Mona Lisës?

Kryevepra është konsideruar shpesh si tepër e çmuar dhe sipas Librit të Rekordeve Guinness, piktura në vitin 1962 ishte vlerësuar 100 milionë dollarë.

Duke marrë parasysh inflacionin, vlera e pikturës në vitin 2014 mund të jetë gati 1 miliard dollarë, më pak se gjysma e një përqindje të borxhit kombëtar francez.

Por Mona Lisa nuk është e vetme. Parisi ka 173 muze të mbushur me vepra arti të jashtëzakonshme dhe të vlefshme.

Bruno Julliard, kreu i kulturës në Paris City Hall, tha për “L’Express” javën e kaluar se vendi “nuk është ende në vështirësi të tilla ekonomike.

Shitja e artit publik është e paligjshme

Hipotezat për shitjen e trashëgimisë kulturore të Francës paraqet një sërë pengesash. Si fillim, kjo është kundër ligjit.

Neni 451-5 i ligjit kultoror francez “Kodi Heritage” i qeverisës kombëtare përcakton se: “Koleksionet që mbahen në muze që i përkasin organeve publike konsiderohen prona publike dhe nuk mund të jetë ndryshe.”

Edhe ndryshimi i ligjit do të sillte një pakënaqësi mes popullit francez të cilët paguanin taksa për mirëmbajtjen e kësaj trashëgimie kulturore dhe nëse kjo do të ndodhte qeveria duhet të kompensojë qytetarët.

Megjithatë Parisi ka shitur atë që ka mundur, duke përfshirë këtu verërat e vjetra të pallatit Elysée dhe ish- Qendrën Kombëtare të Konferencave pranë Harkut të Triumfit. Ky i fundit është blerë nga financues nga Katari dhe nga Kina me një vlerë prej 430 milionë euro, për ta rinovuar dhe për ta hapur si hotel, ku një dhomë kushton mbi 1000 euro në natë./ OraNews

Lajme të ngjashme

Back to top button