Ministri Besimi i kënaqur me punën e MPB në shfrytëzimin e fondeve evropiane

Në prag të Raportit të vjeshtës të Komisionit Evropian dhe në kuadër të EU Agjendës 2014 të Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, i shoqëruar nga të punësuarit e sektorëve për IPA dhe eurointegrime realizoi vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ku u takua me ministren Gordana Jankullovska dhe përfaqësues të kësaj ministrie.

Në takim u bisedua për statusin e realizimit të reformave në fushën e punëve të brendshme me theks të veçantë në Kapitullin 3.24 Drejtësia, liria dhe siguria, të cilat janë me rëndësi të veçantë për procesin eurointegrues të vendit. U diskutua edhe për aktivitetet e parapara me Programin Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA).

Zëvendëskryeministri Besimi dhe ministrja Jankullovska gjatë takimit biseduan edhe për përpjekjet për reforma në polici, harmonizimin e legjislacionit nacional me të drejtën e BE-së në fushën e politikave të azilit, migracionit dhe kufijve të jashtëm. Gjithashtu u bisedua edhe për aktivitetet për të luftuar krimin e organizuar, parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore ku Maqedonia edhe në Raportin më të ri të Stejt Departamentit është e renditur në grupin e vendeve TIER 1, shtete të cilat i tërësisht i plotësojnë standardet për luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe në për këtë qëllim vazhdimisht është në funksion edhe linja telefonike SOS, ku prej janarit të këtij viti janë drejtuar rreth 135 persona për të kërkuar informacione, mbështetje emocionale dhe psiko-sociale. Në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës vazhdojnë sukseset në nivel shtetëror dhe rajonal lidhor për çka është miratuar edhe Strategji nacionale. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, MPB dhe Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë kanë konfiskuar 100 kg marihuanë, 11 kg 535 gram heroin, 274 g kokain, 96 tableta metamfetamin, 1 kg 36 g amfetamin, 151 tableta ekstazë, 66 copë LSD.

Në takim u bisedua edhe për shkallën e shfrytëzimit të mjeteve në dispozicion përmes Instrumentit për Ndihmë Para Aderuese – IPA, tejet të rëndësishme për realizimin e reformave në polici. Në kuadër të IPA 1 në periudhën prej vitit 2007 deri më vitin 2013 janë përgatitur gjithsej 8 projekte në vlerën rreth 38,3 milion euro. Mjetet janë dedikuar për rikonstruimin e stacioneve policore, modernizimin e njësive policore në nivel lokal dhe rajonal, avancimin dhe respektimin e të drejtave njerëzore në burgje etj.

Besimi theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është një prej institucioneve që me sukses i shfrytëzon fondet evropiane të cilat janë të dedikuar së pari për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e pastaj janë me rëndësi të veçantë edhe për përafrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian përmes investimit në zhvillimin socio-ekonomik si dhe harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së.

Seria e vizitave me karakter pune “BE-IPA Koordinime Institucionale” të zëvendëskryeministrit Besimi do të vazhdojnë me të gjitha institucionet shfrytëzuese të fondeve të IPA-s dhe implementuesve të NPAA, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë për të gjitha aspektet e shfrytëzimit të këtyre fondeve, duke pasur parasysh çështjet e programimit, zbatimit teknik, monitorimit, njoftimit, plotësimit të parakushteve për implementim të suksesshëm të projekteve/programeve, si dhe aspektet e sistemit për menaxhim, kapacitetet institucionale dhe administrative, respektimin e procedurave për shfrytëzim të këtyre mjeteve, funksionimin e mekanizmave koordinuese si dhe shqyrtimin e statusit të realizimit të aktiviteteve të parashikuara me NPAA.

Lajme të ngjashme

Back to top button