Gruevski, mohon se ka lidhje me kriminalitetin, Zaev këmbëngul për inçizimet

Kryeministri Nikolla Gruevski në paraqitjen e sotme në seancën gjyqësore tha se deklaratat e dhëna nga lideri i opozitës Zoran Zaev për shitjen e Bankës së Maqedonisë janë shpifje të renda.

“Zaev ka shpikur skenarin e një kampanje intensive për nxjerrjen e të pavërtetave dhe dëmtimin e imazhit tim. Nuk është e vërtetë se jam baba i kriminalitetit dhe se kamë marrë 1.5 milion euro dhe e kam dëmtuar shtetin me mos pagesë të tatimit dhe e kam shitur Bankën e Maqedonisë. Këto janë shpifje. Gjatë gjithë jetës nuk kam pasur asnjë konflikt me ligjin. Në kontakte me miqtë e vendit deklarata më ka lënduar dhe më ka shkaktuar dhimbje për shkak të atakimit të paskrupullt të personalitetit tim”, tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, tha se incizimin ja ka dhënë Den Donçev të cilin gjykata ka refuzuar që ta thërras si dëshmitar.

Lideri i opozitës Zoran Zev në Seancën Gjyqësore e ka pyetur Gruevskin se kush ishte sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së, pas ardhjes së tij në parti, Gruevski u përgjigj se është Den Donçev dhe së ky është informacion publik.

Gjykatësi nuk lejoji që të parashtrohen më shumë pyetje nga ana e Zaevit për video inçizimin, ky material nuk është pranuar nga gjykata si provë.

Kryeministri Gruevski tha se zëri në inçizim nuk është i tij.

“Nëse ka nevojë Den Donçev është i gatshëm të paraqitet në gjykatë si dëshmitar. Informatat e marra i kamë dhënë në publik duke u konsultuar me ekspert të cilët e kanë vërtetuar autenticitetin e video inçizimit dhe i njëjti është vërtetuar edhe nga ekspert nga Serbia”, tha Zaev.

Zaev tha se në asnjë moment nuk i është bërë dëm imazhit, por bëhet fjalë për respektimin e ligjit si qytetarë dhe kryetar i opozitës si korrektuese e qeverisë.

Zaev tha gjithashtu se nuk ndien nevojë për të kërkuar falje sepse nuk ndien se ka gabuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button