Zoran Zaev takohet me Ernest Reiçel

Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska nga LSDM-ja mbrëmë janë takuar me përfaqësuesin e MPJ-së gjermane përgjegjës për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s, Ernest Reiçel.
Siç njoftoi LSDM, Reiçel ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Maqedoni, marrëdhëniet ndëretnike dhe interetnike, ndërsa është interesuar edhe për mundësinë e dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura në vend.
Udhëheqësia e LSDM-së ka deklaruar se është e përcaktuar të punojë për interesat e shtetit, duke insistuar që të pranohet pesë kërkesat e tyre me qëllim që të ketë vazhdim të dialogut.
Nga LSDM e kanë përshëndetur iniciativën e Gjermanisë për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e BE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button