E kaluara dhe e tashmja e hip hopit në një tavolinë (Foto)

Janë të ralla imazhet kur hip hop artistët bashkohen për t’u ulur në një tavolinë, apo edhe madje të takohen për qëllime krejt miqësore. Por, duket se një takim i tillë ka ndodhur sot gjatë ditës.

Në një kafiteri në qendër të Prishtinës, ishte një tavolinë që mblodhi ikonat e hip hopit në një vend.

Memli Krasniqi, tash ministër i Kulturës, dikur hip hop superyll, MC Beka, një prej nismëtarëve të hip hopit përfaqësuan të kaluarën e hip hopit në këtë takim.

E në anën tjetër e tashmja e hip hopit, që edhe dje ishin aktivë me një këngë u shfaqën të buzëqeshur, natyrisht, për shkak të sukseseve të fundit.

Njëri me këngën “Posh”, e tjetri me këngën “Sheqer”. Janë 2po2 dhe Lumi B ata që vetëm sa e kompletuan këtë takim që reprezentoi një pjesë të të kaluarës dhe të ardhmes së hip hopit.

Nuk dihet çfarë është biseduar në këtë takim, por Telegrafi mëson se ndër tema kryesore ishin aktualiteti në hip hop dhe problemet sociale në përgjithësi, biseda këto të zakonshme për reperët.

Ne shpresojmë se këto takime do të përsëriten më shpesh në të ardhmen nga reperët, që zakonisht kanë ditur vetëm të përçahen mes vete, ose edhe të përçajnë një pjesë të njerëzve. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button