Gaza: Pamje shokuese nga ajri, gërmadhat e mbetura nga bombardimet izraelite (Video)

Ky filmim tregon shkallën e tmerrshme të shkatërrimit, shkaktuar nga bombardimet izraelite të Gazës.
Video e filmuar nga ajri, zbulon rresht për rresht ndërtesat e shpartalluara dhe rrënojat e lëna nga granatimet dhe bombardimet e kryera nga ushtria izraelite.

Videoja e filmuar nga një kompani filmike palestineze “Media Town”, shfaq shkatërrimin e Al-Shejaiyas, një qytet në Rripin e Gazës, transmeton lajmi.net.

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi javën e kaluar ranë dakord për një armëpushim.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se 2,139 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 8 korriku. Ky numër është thënë se kryesisht përbëhet nga civilë, duke përfshirë edhe 490 fëmijë.

Mijëra shtëpi në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar, dhe 540,000 persona janë zhvendosur.

Dhjetëra ushtarë izraelitë janë vrarë, dhe të paktën gjashtë civilë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po përballet me kritika të forta nga mediat në vendin e tij gjatë një fushate ku pas gjithë kësaj fushate nuk pati një fitore të qartë.

Marrëveshja e armëpushimit bënë thirrje për një ndërprerje për kohë të pacaktuar të luftimeve, hapjen e menjëhershme të kalimeve të bllokuara të Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, dhe një zgjerim të zonës së peshkimit të territorit të Mesdheut.

Pas armëpushimit, zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri ka thënë: “Sot ne deklarojmë fitoren e rezistencës, sot ne deklarojmë fitoren e Gazës”.

Izraeli tha se do të ndihmojë me mallra civile, si dhe ndihma humanitare dhe të ndërtimit në Gaza, nëse armëpushimi respektohet.

Zëdhënësi i Netanyahut Malr Regev tha: “Ne nuk kemi asnjë problem me mbështetjen civile për Gazan.

“Ne nuk duam të shohim Hamasin të rindërtojë ‘makinë’ e saj ushtarake.”/ lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button