Ministri Neziri ndau mirënjohje për minatorët më të mire

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot mori pjesë në ceremoninë qëndrore të shënimit të Ditës së minatorëve të Maqedonisë, nikoqir i së cilës këtë vit ishte kompania “Renova” në fshatin Xhepçishtë të Tetovës.

Sipas ministrit Neziri, Maqedonia ka një pasuri shumë të madhe të burimeve minerale, ndërsa të një rëndësie të veçantë janë pikërisht minatorët, që punojnë në miniera si një burim i paçmuar njerëzorë, për të cilin shkak shtoi ministri, është shteti është i obliguar t’u sigurojë kushte më të mira për punë.

Pronari i kompanisë ‘Renova’ Shefki Idrizi tha se kompania e tij ka marrë tërë mbështetjen e duhur nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani, i pranishëm në eveniment, theksoi rolin e madh që ka luajtur kompania Renova në hapjen e vendeve të reja të punës në Tearcë.

Kryetari i Shoqatës së minatorëve të Maqedonisë Nikolajço Nikollov, duke theksuar kompleksitetin e profesionit të minatorit, theksoi se mundi i minatorëve vërtetë meriton kushte dhe paga më të mira, me qëllim që më me sukses ta kryejnë punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button