Gjatë vikendit dogana ka konfiskuar sasi të mëdha të mallrave kontrabandë

Javën e kaluar dhe gjatë vikendit shërbimet doganore të Maqedonisë kanë penguar dhe zbuluar disa tentime për kontrabandë me produkte, ku janë zbuluar deviza, pije alkoolike, veshje, repromateriale për indsutrinë e tekstilit, foli të aluminit, mallra teknik të përdorura dhe kokainë. Përveç kësaj janë zbuluar edhe tre manipulime doganore.

Nga një shtetas grek janë konfiskuar 18.900 euro, i cili i ka lajmëruar vetëm 9 mijë euro, kurse 19.900 euro tjera i ka fshehur mes karrigeve në makinë. Atij iu janë kthyer 10 mijë euro, aq sa parasheh ligji kurse 18.900 euro janë konfiskuar.

Gjithashtu janë konfiskuar 3 mijë euro në autostradën drejt vendkalimit kufitar Tabanoc, ku shtetas i Maqedonisë ka pasur 5 mijë euro kesh. Atij iu janë kthyer 3 mijë euro, kurse paratë tjera janë ndaluar nga policia.

Janë kapur 1255 metra katrorë pëlhurë nga sintetika dhe pambuku, 214 palë veshje të brendshme për meshkuj nga market Yubebe, CM, GK dhe Uomo, 140 topa me foli të aluminit dhe 130 prodhime të gatshme të tekstilit, 12 shihe liker nga 0.7 litra dhe 2 shishe uiski Black Ram, 18 radio të përdorura për makina dhe një projector i përdorur, ndërsa ekipet mobile të doganave në bashkëpunim me MPB-në kanë zbuluar 15 pako kokain.

Lajme të ngjashme

Back to top button