Shkolla Wilson në vitin e katërt të funksionimit

Sot, më 1 shtator, filloi viti i katërt i funksionimit të Shkollës Woodroë Wilson në Tetovë, si një ndër institucionet arsimore më bashkëkohore në rajon dhe më gjerë. Viti i katërt është vit simbolik në Ëilson pasi që, ky është viti në të cilin kurorëzohet e gjithë puna dhe mundi i stafit Wilsonas me diplomimin e gjeneratës së parë të Shkollës së Mesme.

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri shkollor, morën pjesë nxënës, prindër, mësimdhënës, dhe i gjithë stafi dhe udhëheqja e shkollës Wilson. Ndër të tjerash, nxënësit, dhe sidomos nxënësit e rinj, u informuan mbi mbarëvajtjen e javës së orientimit që do t’i ndihmojë ata në ambientimin me kampusin dhe plan programin e paraparë për këtë vit.

Në fjalën përshëndetëse, drejtoresha e shkollës  Elita Masha tha që kjo shkollë mbështetet fortë në përkushtimin dhe efikasitetin e stafit dhe mësimdhënësve si dhe përkrahjes së prindërve në realizimin e misionit të shkollës Wilson. Ky vit shkollor do të jetë një sfide e vërtetë për të gjithë, por përmbushja e qëllimeve dhe planeve do jetë një shpërblim personal dhe kolektiv.

Java e orientimit për vitin shkollor 2014/2015 do të vazhdoj në kampusin e shkollës Wilson dhe do t’i paraprijë punës së ndërtimit të rrugës për realizimin e vizionit në krijimin e shkollës me bashkëkohore në rajon – një oazë arsimore dhe kulturore.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button