Viti shkollor sfidë për prindërit e papunë

Viti i ri shkollor filloi edhe në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”, ne Komunën e Çairit, me ç’rast prindërit të cilët përcollën fëmijët e tyre në shkollë shpresojnë për ditë më të mira në të ardhmen.

Portalb vizitoi këtë shkollë ku pati rastin të bashkëbisedojë më disa prindër të fëmijëve që sot filluan mësimin. Ata u ankuan për gabimet në tekste shkollore dhe për harxhimet marramendëse, mirëpo shpresojnë që tani ministri shqiptarë i arsimit do t’i rregullojë këto çështje.

Shkolla fillore "Jashar Bej Shkupi", Shkup
Shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi”, Shkup

“Fillimi i vitit shkollor për çdo prind është një moment gëzimi ashtu si për fëmijën, mirëpo harxhime janë të mëdha. Duhet të blihen çanta, fletore, libra dhe shumë gjëra tjera që janë të nevojshme për shkollë dhe me këto kushte që jemi ne e kemi të vështirë t’i përballojmë”, tha Ismet T., prind.

“Probleme në arsimin shqip ka shumë, duke filluar nga abetarja e deri tek testet universitare, mirëpo shpresojmë që ministri i ri i arsimit do të rregullojë këto çështje pasi që edhe është shqiptarë dhe duhet patjetër të kontribuojë në arsimin shqip”, tha Arben F., prind.

 Madje disa prindër shqiptarë kanë marrë iniciativën që vetë të sigurojnë libra të rinj për fëmijët e tyre.

Shkolla fillore "Jashar Bej Shkupi", Shkup
Shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi”, Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button