Ndotje alarmante të ujit të pijshëm në pesë komunat e Shkupit

Gjendja e kualitetit të ujit në mjediset rurale që administrativisht mbulon Qendra e Shëndetit Publik Shkup, tregon të dhëna alarmante për pasigurinë e ujit nga sistemi i ujësjellësve që e shfrytëzojnë disa komuna të Shkupit ndërsa gjendja e ujit në brendësi të Maqedonisë është edhe më alarmante.

Qendra e Shëndetit Publik në përputhje me programin nacional për shëndet publik ën Maqedoni ka bërë monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes sanitare të furnizimit me ujë të popullatës, të objekteve për furnizimin me ujë si dhe kualitetit të ujit të pijshëm.

Gjatë analizave nga çezmat publike të lidhura me ujësjellësit, rezulton uji I ndotur me bakterie ndërsa sa i përket parametrave Fiziko-kimike vërehet rritje të koncentrimit të Amonjakut.

Në bazë të analizave të bëra të mostrave të ujit për vendet rurale në pesë komunat e Shkupit si Haraçinë, Gazi Babë, Zelenikovë dhe Çueçr Sandevo ët dhënat e ndotjes së ujit janë alarmante.

Komuna e Haraçinës nga 42 puse, ujësjellësa lokal, burime dhe çezme publike kualiteti i ujit nuk është i mirë në 29 prej tyre ose në 70 për qind të tyre dhe është i papërdorshëm për pije.

Rekordin për kualitetin e dobët të ujit për pije e ka komuna e Gazi Babës, nga 6 burime uji, puse, ujësjellës lokal vetëm njëri është i përdorshëm.

Komuna e Zelinkovës ka 17 çezme publike dhe burime ndërsa nga ato 14 nuk janë të përdorshëm për uji të pijshëm për shkak të ndotjes.

Komuna e Çuçer Sandevës, nga 71 burime dhe çezme publike  në kuadër të ujësjellësit, 48 nuk i përgjigjen nevojës për përdorim të përditshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button