P.I.N.T me faqe zyrtare në ‘Instagram’

Labeli i hip hopit shqiptar ‘PINT’ apo ‘për inati të njoni tjerit’ tashmë ka hapur faqen e saj zyrtare në ‘Instagram’ ku gjithë fansat e tyre mund t’i shohin fotografitë e anëtarëve të këtij grupi. Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i këtij grupi në rrjetin social ‘Twitter’.

“Na ndiqni në Instagram” ishte shkrimi i postuar në këtë faqe. Ndonëse të gjithë anëtarët e këtij grupi kanë faqet e veta zyrtare në rrjetet sociale, ata kanë vendosur që ta hapin një faqe të grupit në mënyrë që fansat të njihen me punën e gjithë anëtarëve pasi shpeshherë ata bëjnë edhe këngë solo apo në bashkëpunim me artistët e tjerë. Po ashtu faqja zyrtare e PINT është verifikuar në ‘facebook’ dhe deri më tani kjo faqe ka grumbulluar mbi 150 mijë pëlqime.

Lajme të ngjashme

Back to top button