Tiranë: Toponimet në çertifikatat për jashtë të shkruhen në gjuhë të huaj

Qeveria shqiptare ka zgjidhur pjesërisht, çështjen e toponimeve në çertifikatat e fëmijëve të lindur jashtë vendit, duke miratuar vendimin që detyron zyrat e gjendjes civile t’i shkruajnë ato sipas katalogëve të OKB-së. Nga ana tjetër, pritet qëtë korrigjohen edhe pasaportat tashmë të lëshuara për këta fëmijë, të cilat kanë pasur një kosto prej afro 100 eurosh.

Në një vendim të datës 27 gusht, Qeveria ka vendosur që në çertifikata të përcaktohet që janë përdorim për autoritetet e huaja, qofshin këto lindjeje apo vdekjeje.

Së dyti, “në të gjitha modelet e çcertifikatave për përdorim nga autoritetet e huaja, që lëshojnë zyrat e gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore, informacioni në rubrikën “vendlindja” të plotësohet, i shkruar sipas rasteve:

Për shtetet, të cilat kanë depozituar pranë OKB-së katalogët zyrtarë të emrave gjeografikë të romanizuar, toponimet, sipas listës së vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas standardit ICAO;

Për shtetet, të cilat nuk kanë depozituar pranë OKB-së këta katalogë, sipas shkrimit në dokumentin e hartuar nga vendi i origjinës, por me simbole, germa latine/romane, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas standardit ICAO;

Rubrikat e tjera të çertifikatave, për përdorim nga autoritetet e huaja, të plotësohen në gjuhën zyrtare shqipe.”

Ministria e Punëve të Brendshme është e ngarkuar tashmë për të nxjerrë, aktet e rregullat e plotësimit të rubrikës “vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Vendimi i Qeverisë do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare./Oranewstv/

Lajme të ngjashme

Back to top button