Inzaghi me Milanin e nisin me fitore

Milani ka arritur të shënojë fitore në sfidën e parë të tyre këtë edicion në Serie A.

Rossonerët triumfuan 4:1 kundër Lazios në debutimin e Filippo Inzaghit si trajner.

Keisuke Honda (8’), Sulley Muntari (56’) dhe Jeremy Menez (64’) shënuan për këtë fitore të rossonerëve, teksa golin e vetëm të mysafirëve e realizoi Alex (ag).

Për Lazion, 90 minuta në këtë sfidë u paraqitën Etrit Berisha e Lorik Cana.

Sfida tjetër mes Atalantës e Hellas Veronës përfundoi baras, 0:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button