Messi, i paprekshëm

Lionel Messi është i paprekshëm sa i përket shiritit të kapitenit në kombëtaren e Argjentinës. Përzgjedhësi i kombëtares argjentinas, Gerardo Martino, e rikonfirmojë edhe një herë se Messi është kapiten.

“E mira dhe e keqja e tij është se mbetet më i miri në botë”, tha ai, duke dhënë shpjegime për mungesën e disa lojtarëve në listën e të grumbulluarve për miqësoren me Gjermaninë.Nuk kam folur me të, por Messi do të vazhdojë të jetë kapiteni i Argjentinës. E mira dhe e keqja e tij është se mbetet më i miri në botë. Një ndeshje e tij jo fort e mirë për një futbollist tjetër është e shkëlqyer. Kam biseduar me të para 10 ditësh dhe kuptova është shumë i fokusuar te starti i La Ligas”, tha ai.

Martino ka komentuar listën e futbollistëve për miqësoren e 3 shtatorit dhe për mosgrumbullimin e Tevez.

“Në këtë moment më duket e drejtë që të bazohemi te 23 lojtarët që morën pjesë në Botëror. Ky udhëtim do të jetë kontakti im i parë me futbollistët. Tevez? Ndonjëherë në listën përfundimtare nuk janë më të mirët dhe kjo ndodh sepse më të mirët luajnë në të njëjtin pozicion. Është pikërisht kjo që ka ndodhur me Carlos Tevez. Në botëror thirrën numrat 9 më të mirë dhe nuk ka një trajner që të grumbullojë katër apo 5 lojtarë që luajnë në të njëjtin pozicion”, thotë Martino.

Lajme të ngjashme

Back to top button