Rrumbullakosen 100 mijë legalizime të ndërtesave pa leje

Tre vjet pas miratimit të Ligjit për objektet e ndërtuara pa leje, sot në Agjencinë për kadastër të patundshmërive u nda vendimi i 100.000 për legalizim. Fletë pronësi, të regjistruar në Kadastër, fitoi lënda e Rade Radevskit na komuna e Kisella Vodës e cila ka të bëjë me një shtëpi të vjetër 38 vjet.

Janakiesi përkujtoi se prej 13 gushtit të këtij viti në mënyrë shtesë janë ulur çmimet e elaborateve gjeodezike. Çmimi i ri i objektit prej 100 metra katror është 3.688 denarë për dallim nga ai paraprak kur ishte 4.100 denarë, për një objekt prej 300 metrave katror 7.332 denarë, në vend 8.000.

Me ndryshimet e ligjeve për kadastra dhe për objektet e ndërtuar pa leje, megjithatë, është mundësuar përpilim falas i elaborateve gjeodezike për shfrytëzuesit e asistencës sociale. Ministri edhe njëherë apelon, të gjithë qytetarët dhe kompanitë së shpejti t’i parashtrojnë elaboratet për realizim më të shpejtë të legalizimit. Afati skadon më 31 dhjetor të vitit 2015, por nuk duhet të pritet tha Janakieski, dita e fundit.

Objektet të legalizuara me fletë pronësi tani ka më së shumti në Prilep, gjithsej 8.230, në Shtip 5.956 në Manastir, në Strumicë 5.0002, në Rajonin e Shkupit ku janë legalizuar 32.710 lëndë, kryeson komuna e Aerodromit.

Drejtori i Agjencisë për kadastra Sllavçe Tërpevksi gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve t’i marrin elaboratet veç më të përpiluara nga firmat private gjeodezike dhe t’i dorëzojnë deri te komunat, shfaqi shpresën se deri në fund të vitit 2015 në Kadastër do të regjistrohen 200.000 objekte të legalizuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button